Rusia s’ka ndërmend të zmbrapset, dy njerëzit më të besuar të Putinit flasin qartë: Kemi hyrë në një fazë të re të luftës, do përdorim armët më moderne!

Rusia ka hyrë në një fazë të re të luftës në Ukrainë. Kjo është konfirmuar nga zyrtarë të lartë pranë Presidentit Vladimir Putin, si ministri i Jashtëm Sergei Lavrov dhe ai i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

“Forcat e Armatosura ruse do të prezantojnë mënyra të reja luftimi, për t’u përshtatur më mirë me kushtet moderne të konfrontimit ushtarak”, tha ministri Shoigu.

Nga ana tjetër, ministri Lavrov ka thënë se tanimë ka nisur faza tjetër e operacionit special në Ukrainë.

“Ka nisur faza tjetër e operacionit special në Ukrainë. Rusia nuk ka ndërmend të ndryshojë regjimin atje, ukrainasit duhet të vendosin vetë se si të jetojnë”, tha Lavrov.

Vlen të theksohet se të hënën Rusia nisi sulme ajrore në të gjithë territorin Ukrainas, gjë që ndodhte për herë të parë që prej fillimit të pushtimit. Ata i kanë pozicionuar më së shumti trupat e tyre në Lindje të vendit, më konkretisht në rajonin e Donbasit. Gjithashtu, luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin port të Mariupol. Ushtarët vendas kanë refuzuar t’i dorëzohen forcave armike dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të luftuar deri në fund në mbrojtje të qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.