Rusia sulmon me drone portin ukrainas, dëmtohet rëndë infrastruktura e grurit

rusia sulmon me drone portin ukrainas demtohet rende infrastruktura e grurit

Zyrtarët ukrainas thanë sot se Rusia dëmtoi infrastrukturën e grurit në një port në rajonin e Odesës në Ukrainën jugore, gjatë një sulmi me dron, gjatë natës.

Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, tha në një postim në rrjetin social Telegram se sulmi synonte portin e Renit në lumin Danub.

Pamjet e regjistruara nga Rumania, shteti tjetër që përshkon lumi, tregojnë shpërthime të mëdha, ndërsa në sfond dëgjooheshin të shtëna.

Autoritetet ukrainase thanë se sulmet synonin të godisnin dy porte në të cilat ndodhen hambarë të mëdhenj gruri.

Porti në lumin Danub është një nga pikat kyçe për eksportin e grurit ukrainas, ku ngarkohet në maune dhe më pas dërgohet në drejtim të portit të Konstancës në Detin e Zi.

Guvernatori i rajonit të Odesës, Oleh Kiper tha se nuk kishte njoftime për viktima si pasojë e sulmit dhe se forcat ajrore të Ukrainës kishin rrëzuar 11 dronë rusë mbi Odesa.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të mërkurën se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore rrëzuan tre dronë ukrainas mbi rajonin e Kaluga.

Sipas ministrisë, nga sulmi që u krye herët në mëngjes nuk pati të lënduar apo dëme në infrastrukturë./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts