Rusia sulmon spitalin afër vijës së frontit në Ukrainë

[embedded content][embedded content]

17:43 26/05/2023

Dy mbeten të vrarë dhe 23 u plagosën në Dnipro, Volodymyr Zelensky: Sulmi një krim kundër njerëzimit     

Të paktën 2 persona janë vrarë dhe 23 janë plagosur në një sulm me raketa në një spital në Dnipro, në lindje të Ukrainës. Spitali ndodhej afër frontit ku në të ndodheshin të shtruar disa ushtarë të plagosur në fushëbetejë.

Nga 23 të plagosurit, 3 janë në gjendje të rëndë. 2 djem të mitur 3 dhe 6 vjeç ishin gjithashtu midis të plagosurve. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e denoncoi sulmin si një krim kundër njerëzimit dhe Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e quajti atë një krim të rëndë lufte. “Terroristët rusë konfirmojnë edhe një herë statusin e tyre,” tha ai.

Pamjet e publikuara treguan ndërtesën e shkatërruar dhe punonjësit e shpëtimit të cilën përpiqeshin të shuanin flakët. Pjesa më e madhe e katit të sipërm të spitalit është dëmtuar rëndë.

Zyrtarët ukrainas thanë më herët deklaruan se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar 17 raketa dhe më shumë se 31 dronë të lëshuar nga Rusia në sulmet gjatë natës në kryeqytetin Kiev, Dnipro dhe rajonet lindore.

Disa dronë dhe raketa goditën objektivat në Dnipro dhe qytetin lindor të Kharkiv, duke përfshirë një depo nafte. Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, ishte gjithashtu në shënjestër dhe zyrtarët bën të ditur se dronët ranë në një qendre tregtare pa shkaktuar viktima, ndërsa një shtëpi dhe disa makina u dëmtuan.

Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj Ukrainës javët e fundit, duke synuar objektet e saj të infrastrukturës përpara një kundërofensive të pritshme ukrainase.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts