“Rusia të hetohet për krime lufte”- Shqipëria i bashkohet 37 vendeve për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale






Shqipëria i është bashkuar 37 vendeve aleatë dhe partnere për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Në një reagim, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka thotë se Rusia duhet të hetohet për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit.

olta xhacka

Teksa e konsideron agresionin rus të paligjshëm, Xhaçka shprehet se bota nuk do ta pranojë kurrë këtë që po bën Rusia.

“Shqipëria  bashkon forcat me 37 aleatë dhe partnerë për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë. Bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin e paligjshëm”, shkruan Xhaçka.

Sipas rregullave të gjykatës, një referim i tillë do të thotë se prokurori nuk duhet të marrë një miratim nga gjyqtarët përpara se të hapin hetimin.

“Makineria ushtarake e Putinit po synon civilët pa dallim dhe po shkatërron qytetet anembanë Ukrainës. Një hetim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për aktet barbare të Rusisë është urgjentisht i nevojshëm dhe është e drejtë që autorët të vendosen përpara përgjegjësisë. Mbretëria e Bashkuar do të punojë ngushtë me aleatët për të siguruar që drejtësia të vihet në vend”, tha në deklaratë sekretarja e jashtme e Britanisë, Liz Truss.

Me 37 vende që i bashkohen Mbretërisë së Bashkuar, është referimi më i madh i bërë për krime lufte në Gjykatën e Hagës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.