“Rusia të ndalë menjëherë shtimin e forcave në Ukrainë”! Ministrat e NATO-s: I drejtohemi Moskës në kuptimin më të fortë të mundshëm, që…

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e fortë të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes dhe ministrave të Mbrojtjes në NATO mbi situatën tejet të tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës.

Në një mesazh të shpërndarë në “facebook”, ambasada citon ministrat e NATO dhe Sekretarin Austin III, të cilët i kërkojnë Rusis të ndalë menjëherë shtimin e forcave të saj në Ukrainë.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë, në kuptimin më të fortë të mundshëm, që të zgjedhë rrugën e diplomacisë dhe të ndalë menjëherë shtimin e forcave të saj dhe t’i tërheqë ato nga Ukraina”. Lexoni deklaratën e plotë nga Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd J. Austin III dhe Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s mbi situatën në Ukrainë dhe rreth saj

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.