Rusia tërhiqet nga traktati “qiejt e hapur”

12:48 07/06/2021

Uashingtoni u largua në 2020-ën pasi akuzoi Moskën për shkelje

Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Rusia tërhiqet nga traktati për “Qiejt e hapur”. Marrëveshja lejon vendet pjesëtare, të kryejnë fluturime mbikëqyrjeje ushtarake të shkurtra me avionë të paarmatosur mes njëri-tjetrit.

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi këtë të Hënë, dekretin për ligjin e tërheqjes nga pakti, që u paraqit si projektligj nga qeveria ruse në Janar dhe përfundoi miratimin në të dyja dhomat e parlamentit, muajin e kaluar.

Shkak për tërheqjen e Rusisë ishte vendimi i presidentit amerikan Joe Biden për të mos u rikthyer, pasi administrata Tramp i largoi Shtetet e Bashkuara nga traktati 22 Nëntorin e kaluar.

Biden tha se nuk do të rikthehej derisa Rusia të largohej nga traktati, të cilin e kishte shkelur disa herë që prej vitit 2002 kur hyri në fuqi. Por për Moskën, vendimi i Uashingtonit ishte një “gabim politik”. Pritshmëritë ishin që Putin të merrte vendimin për këtë traktat pas takimit të 16 qershorit në Gjenevë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *