Rusia teston me sukses raketën hipersonike

19:20 20/07/2021

Moska ka në plan të përshtasë sistemin e raketave “Tsirkon” në nëndetëset e saj dhe anijet sipërfaqësore

Rusia ka testuar me sukses një raketë hipersonike të quajtur “Tsirkon” (Zircon), një armë që Presidenti Vladimir Putin e ka shpallur si pjesë e një brezi të ri të sistemeve raketore.

Sipas njoftimit për shtyp, raketa u qëllua nga admiral Gorshkov nga një anije luftarake të vendosur në Detin e Bardhë. Ajo udhëtoi rreth shtatë herë me shpejtësinë e zërit përpara se të godiste tokën në vijën bregdetare të Detit Barenc më shumë se 350 km larg.

Disa ekspertë perëndimorë kanë vënë në pikëpyetje se sa e përparuar është gjenerata e re e armëve e Rusisë, ndërsa kanë hulumtuar që kombinimi i shpejtësisë, manovrueshmërisë dhe lartësisë së raketave hipersonike i bën ato të vështira për t’u gjurmuar dhe përgjuar.

Rusia ka në plan të përshtasë sistemin e raketave “Tsirkon” në nëndetëset e saj dhe anijet sipërfaqësore. Putini njoftoi një sërë armësh të reja hipersonike në 2018 në një nga fjalimet e tij duke thënë se ato mund të godisnin pothuajse çdo pikë në botë.

NĂ« vitin  2019, ai kĂ«rcĂ«noi se do tĂ« vendoste raketa hipersonike nĂ« anije dhe nĂ«ndetĂ«se qĂ« mund tĂ« fshiheshin jashtĂ« ujĂ«rave territoriale tĂ« SHBA nĂ«se Shtetet e Bashkuara lĂ«viznin pĂ«r tĂ« vendosur armĂ« bĂ«rthamore me rreze tĂ« mesme nĂ« EvropĂ«. Uashingtoni nuk ka vendosur raketa tĂ« tilla nĂ« EvropĂ«, por Moska Ă«shtĂ« e shqetĂ«suar se mund tĂ« ndodhĂ«.

Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *