Rusia teston një raketë të re hipersonike

13:04 28/05/2022

Putin: “Zircon”, një gjeneratë e re armësh të pakrahasueshme

Rusia ka testuar këtë të shtunë një tjetër raketë lundrimi hipersonike e njohur me emrin “Zircon”. Këto pamje tregojnë momentin kur raketa hidhet në ajër në një trajektore të pjerrët.

Videoja u publikua nga Ministria Ruse e Mbrojtjes teksa kjo raketë përshkroi një distancë prej rreth 1 mijë kilometrash. Ajo u hodh nga një anije në Detin Barents dhe goditi më pas një objektiv në Detin e Bardhë.

Armët hipersonike kanë një shpejtësi 9 herë më të madhe se shpejtësia e zërit dhe Rusia ka testuar më parë raketën “Zircon” nga anijet luftarake dhe nëndetëset  vitin e kaluar. Presidenti Rus Vladimir Putin  e ka përshkruar raketën “Zircon” si pjesë të një gjenerate të re armësh të pakrahasueshme .

Muajin e kaluar Rusia testoi një tjetër raketë ndërkontinentale me aftësi bërthamore e quajtur “Sarmat” e cila mban deri në 10 koka luftarake. Kjo raketë balistike  mund të arrijë distancën nga Rusia në SHBA.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.