Rusia tha se do të reduktojë sulmin ushtarak ndaj Chernihiv, guvernatori i qytetit: Kanë goditur gjatë natës, nuk i besojmë premtimeve ruse

Guvernatori i rajonit verior të Ukrainës Viacheslav Chaus, tha se forcat ruse nuk i kanë ndaluar sulmet në Chernihiv, pavarësisht premtimit të Moskës së do të ngadalësojë sulmet ushtarake në këtë zonë.

Në një reagim në rrjete sociale ai theksoi se nuk beson aspak në premtimet e zyrtarëve ruse, ndërsa theksoi: Forcat ruse kanë kryer sulme në qytetin Nizhyn dhe gjatë gjithë natës kanë goditur Chernihiv.

Kujtojmë se ditën e djeshme rusët njoftuan se do të ngadalësonin operacionet ushtarake në Chernihiv dhe në Kiev.

Nga ana tjetër edhe guvernatori rajonal i Donetskut , Pavlo Kyrylenko, tha se forcat ruse po bombardojnë pothuajse të gjitha qytetet përgjatë vijës së frontit që ndan territorin e kontrolluar nga qeveria ukrainase nga Donetsku.

Mediat e huaja shkruajnë se situata mund të përkeqësohet, pasi forcat ruse përqendruan përpjekjet e tyre për të sulmuar në atë rajon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.