Rusia thirrje ushtarëve ukrainas në Mariupol që të lënë armët, deputeti: Nuk do të dorëzohen kurrë!

rusia thirrje ushtareve ukrainas ne mariupol qe te lene armet deputeti nuk do te dorezohen kurre
rusia thirrje ushtareve ukrainas ne mariupol qe te lene armet deputeti nuk do te dorezohen kurre

Deputeti ukrainas për qytetin port Odesa, Oleksiy Goncharenko deklaroi për BBC-së se ushtarët ukrainas në Mariupol nuk do t’i dorëzohen Rusisë.

“Kam folur me ta dje dhe e di që do të luftojnë deri në fund”, thotë ai. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se eliminimi i luftëtarëve ukrainas në Mariupol do të godiste bisedimet e paqes për t’i dhënë fund luftës. Rusia tha se do të garantonte jetën e ushtarëve ukrainas që do të dorëzoheshin, ndërsa Kremlini shtoi se të vetmit ushtarë ukrainas të mbetur në qytet ishin në një fabrikë gjigande çeliku.

Goncharenko tha se situata në Mariupol ishte “një gjenocid i vërtetë” dhe vlerësoi se rreth 100,000 civilë ndodheshin në qytet. Ai shtoi se “më shumë se 20,000 njerëz” janë vrarë në qytetin port të rrethuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts