Rusia thotë se nuk ka në plan të sulmojë Ukrainën: Propagandë dashakeqe e SHBA-së

Shefi i zbulimit të huaj të Moskës tha se Rusia nuk ka plane të pushtojë Ukrainën dhe se sugjerimet për të kundërtën janë propagandë dashakeqe e SHBA-së.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe Ukrainës kanë ngritur alarmin në javët e fundit për ato që ata thonë se janë grumbullime të pazakonta të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën, duke sugjeruar se Moska mund të synojë të ndërmarrë një sulm ndaj vendit.

Rusia ka thënë vazhdimisht se është e lirë të lëvizë trupat e saj në territorin e saj dhe se lëvizje të tilla nuk duhet të jenë shkak për shqetësim.

“Duhet t’i siguroj të gjithë. Asgjë e tillë nuk do të ndodhë,” tha Sergei Naryshkin, kreu i agjencisë së zbulimit të huaj të Rusisë, në një intervistë të transmetuar në televizionin shtetëror, duke iu referuar komenteve mbi planet e mundshme të Rusisë.

“Gjithë diskutimet rreth kësaj teme tani janë propagandë keqdashëse nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara” tha ai.

Naryshkin foli një ditë pasi ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried tha se të gjitha alternativat janë mbi tryezë lidhur me reagimin ndaj grumbullimit të “të madh dhe të pazakontë” të trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës dhe se NATO-ja do të vendosë se cili do të jepë hapi i mëtejshëm pas konsultimeve javën e ardhshme.

Ndërsa zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësime për një sulm të mundshëm rus ndaj Ukrainës, Moska ka akuzuar Uashingtonin, Kievin dhe NATO-n për sjellje provokuese dhe të papërgjegjshme pranë kufijve të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.