Rusia urdhëron shkatërrimin e armëve nga Perëndimi

rusia urdheron shkaterrimin e armeve nga perendimi
rusia urdheron shkaterrimin e armeve nga perendimi

14:00 18/07/2022

Zelensky ka shkarkuar prokuroren e Përgjithshme dhe kreun e Shërbimit të Sigurisë së shtetit pasi akuzohen për tradhti

Rusia ka urdhëruar gjeneralët që t’i jepnin përparësi shkatërrimit të raketave dhe armëve të artilerisë me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës pasi armët e furnizuara nga Perëndimi u përdorën për të goditur linjat e furnizimit ruse.

Gati pesë muaj që kur presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 Shkurt, forcat ruse po kalojnë rajonin Donbas të Ukrainës lindore dhe tani kanë në kontroll rreth një të pestën e vendit.

Ukraina ka deklaruar se tanimë artileria e rëndë ruse do të përdoret për të bombarduar zonat e banuara të Donbasit të kontrolluar nga Rusia dhe për t’i vënë zjarrin qëllimisht fushave të grurit dhe kapanoneve të ruajtjes së tij. 

Ndërkaq pak ndërtesa mbeten të padëmtuara në Saltivka, një zonë e madhe banimi në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës. Muaj të tëra  bombardimesh të pamëshirshme nga forcat ruse e kthyen një nga lagjet më të mëdha të Ukrainës në një qytet fantazmë. Bombardimet në Kharkiv janë zhvilluar edhe gjatë javëve të fundit të cilat kanë synuar shkolla dhe blloqe banimi.

Ndërkaq Inteligjenca Britanike ka bërë të ditur se Rusia ka përdorur kompaninë private ushtarake Ëagner për të përforcuar forcat e vijës së parë dhe për të zbutur mungesat e personelit. Ëagner ka luajtur një rol qendror në luftimet e fundit, duke përfshirë kapjen e Popasna dhe Lysyschansk. 

Megjithatë ekspertët janë shprehur se Rusia ka humbur më shumë se 30% të efektivitetit të saj luftarak tokësor dhe 50,000 ushtarë kanë vdekur ose janë plagosur në konflikt. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shkarkuar prokuroren e Përgjithshme dhe kreun e Shërbimit të Sigurisë së shtetit. Këto shkarkime vijnë pas raportimeve se dhjetëra persona nga shërbimet e sigurisë tani po punojnë kundër interesave të Ukrainës në territoret e pushtuara nga Rusia.

Ndërkaq gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila njihet për protestën e saj kundër luftës në Ukrainë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv, është ndaluar nga policia pranë shtëpisë së saj në Moskë. Ovsyannikova javën e kaluar mbajti një protestë e vetme në afërsi të Kremlinit, duke shfaqur një pankartë ku shkruhej “Putin është vrasës, ushtarët e tij janë fashistë” dhe po ashtu shfaqi fotografi të fëmijëve të vrarë në Ukrainë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts