Rusia vazhdon ofensivën në Mariupol me bombardime të rënda

08:57 29/03/2022

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka publikuar vlerësimin e saj ditor të luftimeve në Ukrainë. Sipas vlerësimit, thuhet se forcat ukrainase kanë kryer kundërsulme të lokalizuara në veriperëndim të Kievit.

Nga ana tjetër, Ministria e Mbrojtjes ka paralajmëruar se forcat ruse përbëjnë ende një kërcënim të madh për kryeqytetin. Në vlerësim, thuhet se Rusia ka vazhduar ofensivën e saj në Mariupol me bombardime të rënda, por thotë se forcat ukrainase ende kontrollojnë qendrën e qytetit.

Në deklaratë, thuhet se trupat ruse “po mbajnë pozicione bllokuese ndërsa përpiqen të riorganizojnë dhe rivendosin forcat e tyre”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.