
09:31 25/05/2022
Fshati pas fshati, qytet më qytet, forcat ruse bombardojnë, rrethojnë, më pas pushtojnë zonat në Ukrainë. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Luhanskut tha se rusët po i afroheshin pozicioneve të tyre nga të gjitha anët.
Sergei Haidai shkroi në rrjetet sociale se bombardimet po shtoheshin gjithnjë e më shumë.
“Ushtria ruse ka vendosur të shkatërrojë plotësisht Severodonetsk”, shkroi guvernatori.
Rrethimi i këtij qyteti, streha e fundit ukrainase në bregun lindor, duket se është strategjia aktuale e rusëve./tvklan.al