Rusia vijon hakmarrjet ndaj vendeve të BE, dëbon një diplomat të Rumanisë

Rusia tha se ka dëbuar zëvendësin e atasheut ushtarak të Ambasadës së Rumanisë, në përgjigje të vendimit të Bukureshtit për të dëbuar një diplomat rus.

Ambasadori i Rumanisë në Rusi, Cristian Istrate, u thirr në bisedë informative në Ministrinë e Jashtme të Rusisë në Moskë, ku iu deklarua se “kapiteni G.Iliescu, ndihmës i atasheut ushtarak në Ambasadën e Rumanisë, është shpallur person i padëshirueshëm”, tha Ministria ruse.

Iliescu ka 72 orë kohë për t’u larguar nga Rusia.

Ministria e Jashtme ruse tha se vendimi është marrë në përgjigje të vendimit të Bukureshtit për të shpallur person të padëshirueshëm një ndihmës të atasheut ushtarak në Ambasadën ruse në Bukuresht, më 26 prill.

Rumania, muajin e kaluar, ka thënë se ka dëbuar zëvendësin e atasheut ushtarak të Ambasadës së Rusisë për aktivitete që nuk përputheshin me statusin e tij diplomatik.

Rumania nuk ka dhënë detaje të tjera.

Disa vende të tjera të ish-bllokut sovjetik në Evropën qendrore dhe lindore – të gjitha tani anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s – kanë dëbuar diplomatë rusë, duke shkaktuar masa reciproke edhe nga Moska.

Dëbimet kanë nisur muajin e kaluar, kur Republika Çeke ka dëbuar dhjetëra diplomatë rusë, pas dyshimeve se spiunët rusë kanë qenë të përfshirë në një shpërthim vdekjeprurës në një depo municionesh në Çeki, në vitin 2014.

Moska i ka mohuar akuzat dhe, në përgjigje, ka dëbuar disa diplomatë çekë.

/REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *