Rusia zotëron armën kundër satelitëve

rusia zoteron armen kunder sateliteve

[embedded content][embedded content]

23:52 15/02/2024

Shtëpia e Bardhë konfirmoi publikisht të enjten se Rusia ka zhvilluar një armë “kërcënuese” kundër satelitëve, por që tani për tani nuk mund të shkaktojë drejtpërdrejt “shkatërrim fizik” në Tokë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se zyrtarët amerikanë të zbulimit kanë informacion se Rusia ka tani aftësinë, por arma në fjalë nuk është ende funksionale. Zyrtarët amerikanë po analizojnë informacionin që kanë mbi teknologjinë në zhvillim dhe janë konsultuar me aleatët dhe partnerët për këtë çështje.

“Së pari, kjo nuk është një aftësi aktive dhe megjithëse veprimet e Rusisë janë shqetësuese, nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm për sigurinë,” tha Kirby.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi informacioni pas paralajmërimit të paqartë të mërkurën nga kreu republikan i Komitetit të Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Turner, që i kërkoi administratës Biden të deklasifikojë informacionin rreth asaj që ai e quajti një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare.

Kirby tha se procesi i rishikimit dhe deklasifikimit të aspekteve të aftësisë ruse ishte duke u zhvilluar kur Turner “me keqardhje” lëshoi deklaratën e tij.

Pas Shtëpisë së Bardhë, foli edhe sekretari i Shtetit Antony Blinken. Sipas tij kërcënimi i sigurisë kombëtare i lidhur me Rusinë që doli në dritë nuk është “end aktiv”. Duke folur në Tiranë, Blinkeni tha se Uashingtoni po e merr çështjen shumë seriozisht dhe së shpejti do të ketë më shumë informacion.

Rusia u përpoq ta minimizojë shqetësimin e SHBA-së. Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i përshkroi pretendimet për një aftësi të re ushtarake ruse si një dredhi e Uashingtonit që synon të nxisë Kongresin të miratojë ndihmën për Ukrainën.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts