‘Ryanair’ në Shqipëri, Rama: Vende të reja pune dhe mundësi udhëtimi

ryanair ne shqiperi rama vende te reja pune dhe mundesi udhetimi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kontratën e kompanisë ajrore “Ryanair” me Kastrati Group”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se kompania e fluturimeve Ryanai prej 31 tetorit do të nisë fluturimet në Shqipëri, pas firmosjes së marrëveshjes disa muaj më parë. Kreu i qeverisë njofton se “Ryanai” ka planifikuar krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe fluturime direkt nga Tirana drejt kryeqyteteve evropiane.

395326287 888132962682366 5390427421857063513 N
395326287 888132962682366 5390427421857063513 N

“Kompania e fluturimeve Ryanair gati prej 31 tetorit të nisë fluturimet në Shqipëri, pas firmosjes së marrëveshjes disa muaj më parë.

200 fluturime në javë në 17 destinacione. Ryanair planifikon krijimin e vendeve të reja të punës, si edhe ofrimin e mundësive të reja për fluturime direkte mes Tiranës dhe kryeqyteteve europiane.
Shqipëria Turistike po rritet çdo muaj; vetëm për shtatorin numri i vizitorëve të huaj ishte 1.1 milionë, 45% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, shkruan Rama në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts