Ryerson tha se Blinken po jep sinjale kundër korrupsionit/ Yuri Kim shpërndan intervistën e ish-ambasadorit, ja mesazhi i saj








Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka shpërndarë në “Twitter” intervistën e ambasadorit të parë amerikan në Tiranë pas rivendosjes së marrëdhënieve, William Ryerson, dhënë për “Zërin e Amerikës”.

int

Ambasadorja amerikane u sugjeron ndjekësve të lexojnë intervistën e plotë, ndërsa shprehet: “Respekti, dashuria & shpresa e Ambasadorit Ryerson për Shqipërinë janë të njohura. Ndërsa festojmë 30-vjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, ai thotë: “Dua të ritheksoj atë që mësova herët në Shqipëri, mos u dorëzo përballë pengesave’ . Intervista e plotë duhet lexuar”.

Yuri kim

Në intervistë, ambasadori Ryerson pyetet edhe mbi shpalljen “non grata” nga DASH të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ryerson thotë se ky është një sinjal nga Sekretari Blinken kundër korrupsionin, ndërsa shtoi se Uashingtoni do të godasë korrupsionin pavarësisht se për cilin person bëhet fjalë.

Ato që kanë ndodhur në Shqipëri janë inkurajuese, por edhe shumë zhgënjyese. Dikush më pyeti kohët e fundit se përse e bëri Sekretari Blinken këtë, përse jo një njoftim nga një prej zëdhënësve. Për mua ky është një sinjal kundër korrupsionit, jo vetëm për Shqipërinë, por se Uashingtoni do ta godasë korrupsionin sa herë ta shohë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Ajo që ka rëndësi është çfarë bën tani ky, apo ai person, ky, apo ai entitet. Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin përfshirë në korrupsion, por janë përfshirë më pas dhe prandaj tani po merr vëmendje kaq të lartë”, tha ambasadori Ryerson në intervistën për Zërin e Amerikës”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *