“Sa brutal, aq edhe tronditës”, zbulohen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit që tronditi Londrën

12:06 24/11/2021

Dy vite më parë një shqiptar në Angli është ekzekutuar me armë mbrëmjen e Krishtlindjeve.

Flamur Beqiri, i njohur edhe si Alex, një shqiptar i Kosovës, u qëllua për vdekje para gruas dhe foshnjës së tij nga një ekip vrasësish suedezë që planifikonin vrasjen për gjashtë muaj, raporton BBC.

Flamur Beqiri, vëllai i modeles së njohur, Misse Beqirit, u qëllua disa herë në pjesën e pasme të kokës teksa kthehej nga darka në prag të Krishtlindjeve të vitit 2019.

Katër persona po ndiqen penalisht për vrasje dhe dy të tjerë për shtrembërim provash.

Shtetasi suedez-shqiptar, Beqiri ishte jashtë shtëpisë së tij në Battersea, në jugperëndim të Londrës, kur u vra.

Avokati i prokurorisë, Mark Heywood QC, i tha gjykatës së Southwark Crown se viktima ishte “vrarë mjaft qëllimisht me gjakftohtësi”.

“Ndodhi në një rrugë të qetë të Londrës. Një burrë që po kthehej në shtëpinë e tij me familjen e tij të re u qëllua dhe u vra para syve të tyre.

Kur të keni parë dhe dëgjuar provat në këtë rast, ka të ngjarë të arrini në përfundimin se ishte sa brutal, aq edhe tronditës. Këto prova do të tregojnë se është bërë në një distancë shumë të afërt, arma është qëlluar disa herë deri në objektiv. Qëllimi jo vetëm i njeriut që tërhoqi këmbëzën, por i atyre që qëndronin pas asaj që ndodhi ishte vrasja.”

Zoti Heywood tha se vrasja ishte planifikuar për rreth gjashtë muaj, me vrasësit që vinin nga Suedia.

Sulmuesi i dyshuar, shtetasi suedez-tunizian Anis Hemissi, 24 vjeç, mohon vrasjen dhe posedimin e një pistolete.

Edhe shtetasit suedezë, Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç, Tobias Fredrik Andersson, 32 vjeç dhe Bawer Karaer, 23 vjeç, të cilët thuhet se kanë qenë pjesë e ekipit “në terren” të dërguar për të ndihmuar Hemisin, mohojnë gjithashtu vrasjen.

Shtetasi i Mbretërisë së Bashkuar, Clifford Rollox, 31 vjeç dhe shtetasi holandez Claude Isaac Castor, 21 vjeç, nga Sint Maarten në Karaibe, por me banim në MB, mohojnë se kanë shtrembëruar rrjedhën e drejtësisë.

Zoti Heywood tha se dyshja ishin të përfshirë në “pastrimin dhe heqjen e mjeteve që shkaktuan vrasjen e viktimës” në një banesë pranë lumit Battersea, ku sulmuesi kishte qëndruar menjëherë pas sulmit.

“Ky ambient është përzgjedhur mjaft qëllimisht, një nga hapat e shumtë të ndërmarrë drejt kësaj ngjarjeje, e cila ishte jo vetëm javë, jo vetëm një muaj, por shumë muaj planifikim”, shtoi ai.

Zoti Heywood tha se planifikimi “u bë më intensiv” në nëntor 2019 kur Pino-Munizaga udhëtoi për në Londër për rreth 14 orë.

Ai dyshohet se e ka marrë me qira banesën, ka vizituar shtëpinë e z. Beqiri dhe ka blerë një biçikletë, e cila më vonë është përdorur nga vrasësi për të kryer zbulim në ditët para vrasjes.

Gjyqi vazhdon./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.