Sa efektive do të jenë masat e reja për frenimin e COVID-19?! Ja çfarë thotë mjeku në Kosovë

Vendimi i zgjatjes së orarit të klubeve të natës nga infektologët po cilësohet si më i gabuari që është marrë nga qeveria e Kosovës. Nga Klinika Infektive thonë se të shtrirë me Covid-19 gjithsej janë 62 pacientë.

Sipas infeksionistit Ilir Tolaj masat e marra nga qeveria ditën e enjte nuk do të kenë efekt në uljen e numrit të të infektuarve. “Në përgjithësi ishin jashtëzakonisht konfuze, vështirë të realizueshme dhe vështirë të pranueshme nga popullata. Vendet në të cilat grumbullohen shumë njerëz dhe qëndrojnë për një kohë të gjatë dhe janë në ambiente relativisht të mbyllura. Në këtë fazë do të duhej të kufizohej veprimtaria e tyre në mënyrë që të mos rrezikojnë veprimtaritë e tjera. Nuk rrezikohet e gjithë ekonomia e Kosovës duke i përfillë ta zëmë disa klube të natës. Është dashur që ato dhe të ngjashme të kufizoheshin”, tha ai.

Sipas Tolajt, i vetmi ndikim që autoritetet do të mund të bënin është që t’i mobilizojnë të gjitha kapacitetet për vaksinim të popullatës. Në Klinikën Infektive të shtirë me Covid-19 janë 62 pacientë ku 55 prej tyre janë me oksigjenoterapi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *