Sa ka kushtuar lufta 20-vjeçare e Afganistanit

11:51 04/09/2021

Me tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani dhe marrjen e tij nga Talibani,shënohet fundi i dy dekadash lufte dhe operacionesh ushtarake. Në Tetor 2001, SHBA u zotua të mposhtte talibanët, me akuzën se po strehonin Osama Bin Laden dhe figura të tjera të al-Kaedës të lidhur me sulmet e 11 Shtatorit.

Numri i trupave amerikane rritej ndërsa Uashingtoni shtonte shumat e dollarëve për të luftuar kryengritjet talibane. Këto shuma arritën kulmin në 2011 kur u shpenzuan 110.000 miliardë dollarë. Shtete të tjera ishin gjithashtu prezente në Afganistan, mbështetur nga aleatët e NATO-s.

NATO i dha fund zyrtarisht misionit në 2014, por la atje një kontingjent prej 13.000 personash për trajnimin e forcave afgane. Pjesa më e madhe e shpenzimeve është mbuluar nga SHBA, e cila ka shpenzuar më shumë se 2 trilionë dollarë. Nga 2010-2012, ajo kishte më shumë se 100.000 trupa në Afganistan dhe shpenzimet arritën më shumë se 100 miliardë në vit. Me ndryshimin e kursit të operacioneve, nga lufta në trajnim, shpenzimet u ulën në 45 miliardë.

Ekspeditat ushtarake ( Tetor 2001-Dhjetor 2020) – 825 miliardĂ«.

Projektet e rindĂ«rtimit – 131.3 miliardĂ«.

Shpenzimet e Mbretërisë së Bashkuar arrijnë në 30 miliardë dhe të Gjermanisë në 19 miliardë dollarë.

Pavarësisht tërheqjes së forcave, SHBA dhe NATO kanë premtuar një fond prej 4 miliardë dollarësh në vit për të ndihmuar forcat afgane.

Po humbjet njerëzore?

Që prej fillimit të luftës, ka pasur më shumë se 3500 vdekje koalicioni, mes tyre 2300 ushtarë amerikanë, 20.660 janë plagosur në aksion.

Mbretëria e Bashkuar shënon 450 të vdekur në trupat e saj.

45.000 anëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë, raportim ky i vitit 2019 nga ish-Presidenti Ghani, i cili u ngjit në post 5 vite përpara kësaj deklarate.

64.100 jetë të humbura të ushtrisë kombëtare dhe policisë së Afganistanit që nga fillimi i luftës.

110.000 qytetarë kanë vdekur ose janë plagosur, shifër kjo e regjistruar sistematikisht që nga viti 2009, ndërkohë që nuk dihet numri i saktë i viteve të mëparshme./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *