Sa para duhen për të rindërtuar Ukrainën? Ish-ministri ukrainas i financave jep shifrën

11:57 27/05/2022

Në një intervistë për BBC News, ish-ministri ukrainas i financave, Tymofiy Mylovanov ka vlerësuar se Ukrainës i duhen deri në 600 miliardë paund për rindërtimin si pasojë e pushtimit rus.

Ai pyet nëse vërtetë duhet të rindërtohet ajo që është shkatërruar apo nëse përdoret kjo si një mundësi për të modernizuar vendin. Tymofiy Mylovanov u përgjigj për Newsday të BBC-së duke thënë se ekziston mundësia për ta rindërtuar më mirë Ukrainën.

Mylovanov është në Londër për një konferencë që ka në qendër mënyrën se si të përdoren burimet e disponueshme për punën e rindërtimit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.