“Sa përqind e kontratës është zbatuar për impiantin e Fierit?”/ Subashi “zihet ngushtë” në komisionin për inceneratorët: Nuk kam kompetencë t’iu ndriçoj juve në këtë sallë për…








subashi2

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, në dëshminë e dhënë përballë Komisionit Hetimor për Inceneratorët, ka pohuar se nuk ka dijeni se sa përqind e kontratës për impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier ka mbetur e pa zbatuar. Ai theksoi se nuk është në kompetencë të institucionit që ai drejton monitorimi i kontratës koncesionare për ndërtimin e impiantit.

Madje shtoi se nuk është as në diskrecionin e tij që të ndriçojë komisionin se kush është institucioni përgjegjës që mund të përgjigjet në lidhje me monitorimin e kontratës koncesionare.

Pjesë nga diskutimi:

Dhurata Çupi: A ka përfunduar kontrata ose në sa përqindje të saj është e ekzekutuar deri më sot?

Armando Subashi: Nuk mund ta them me siguri në kuptimin e shifrave, por nga informacionet që kam, ka mbetur shumë pak që kontrata të quhet e përfunduar, ka mbetur vetëm pjesa e incenerimit. Për pak ditë dhe ajo do vihet në zbatim dhe kontrata do të quhet e përfunduar. Por për në shifra, në përqindje në aq euro, apo kaq lekë nuk mund të jap një përgjigje pasi nuk kam dijeni për këtë çështje.

Dhurata Çupi: Kush mund të përgjigjet për këtë, zonja Balluku tha që vijon të ketë situacione të papaguara, por nuk merr përsipër monitorimin e kontratës. Bashkia Fier vijon të thotë që duhet të ketë diçka për të paguar por nuk marr përsipër pasi nuk e kam kompetencë monitorimin e kontratës. Ne kemi informacion që nga zbatimi i kontratës së Fierit kanë mbetur vetëm 2 mijë lekë të vjetra.

Në dijeni tuaj, kush është një person, ose përfaqësues i një institucioni shtetëror që mund të na japë qartësisht një përgjigje të saktë, kush e monitoron kontratën, sa përqindje është e zbatuar, kur merret në dorëzim nga bashkia e Fierit dhe kur fillon punën inceneratori i Fierit.

Armando Subashi: Ju thashë që unë nuk mund të jap detaje se nuk kam informacion për këto detaje. Nga takimet që kam pasur me drejtorin e impiantin më ka thënë që për pak ditë fillon procesi i incenerimit. Që nga ky moment impianti quhet 100% i përfunduar. Nuk është as në kompetencën time në diskrecionin tim që të përcaktoj se kush është ai institucion që t’iu ndriçoj juve në këtë sallë se kush do të përgjigjet për zbatimin e kontratës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.