Sa të ardhura fituan familjet Biden dhe Harris në 2020?

23:08 18/05/2021

Joe Biden rikthen traditën e deklarimit të pasurisë e cila u ndërpre në vitin 2020 nga Donald Trup.

Presidenti i SHBA, Joe Biden, kreu deklarimin e tij të pasurisë duke rikthyer në këtë formë traditën që Donald Trump e ndërpreu në vitin 2020.  Ai dhe gruaja e tij Jill fituan gjate viti 2020, 607 336 Dollarë, ne krahasim me vitin 2019 ku arritën të arkëtonin 985 223 Dollarë, kur çifti mori të ardhura nga shitjet e librave, leksioneve dhe pozicioneve të mbajtura në Universitetin e Pensilvanisë dhe Kolegjin e Komunitetit të Virxhinias Veriore, ndërsa taksat federale të paguara ishin 25,9%.

Nga ana tjetër familja Biden ka dhuruar 30 704 Dollarë për 10 fondacione bamirësie, përfshirë 10 000 $ për fondacionin “Beau Biden”, një organizatë me emrin e djalit të ndjerë të presidentit në mbrojtje të kauzës për abuzimin ndaj fëmijëve.

Ndërsa zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti Douglas Emhoff, të cilët vitin e kaluar ishin përkatësisht një senatore dhe avokat në një firmë të madhe ligjore, raportuan të ardhura prej 1 695 225 dollarë, duke paguar 36,7 % taksa dhe duke dhuruar 27 006 $ për bamirësi.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *