“Sa të kem forcë jam socialist”- Balla: Jam më i motivuar se kurrë si kryetar i grupit të PS. Kam dëgjuar shumë fjalë e interpretime për…





Taulant Balla shprehet se është më i motivuar se kurrë që si kryetar i Grupit Socialist në Kuvend të jetë i pari që do të bëjë më shumë në këtë mandat të tretë të PS.

Taulant 1

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se ka dëgjuar shumë fjalë dhe interpretime për veten këto ditë, por garantoi votuesit se do të mbetet një socialist sa të ketë force për tu marrë me politikë, duke e pasur të shenjtë frymën e ekipit dhe disiplinën në familjen e madhe politike.

Mesazhi i plotë

Kam dëgjuar e lexuar shumë fjalë dhe interpretime për mua këto ditë dhe sonte vendosa të them disa fjalë, të cilat i thashë paradite edhe në mbledhjen e sotme të Grupit Socialist në Kuvend.

Sa të kem forcën për tu marrë me politikë une jam një socialist, i cili e ka të shenjtë frymën e ekipit, të respektit dhe të disiplinës në familjen më të madhe politike të shqiptarëve. E kam nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë 27 vite më parë dhe hap pas hapi kam marrë nga kjo parti dhe votuesit e saj aq shumë mbështetje, duke kulmuar më 25 Prill në qarkun e Elbasanit, nder që dua vetem tia kthej cdo ditë me gjithë forcat e mia.

Nuk i kam dashur dhe nuk i dua kurrë ata që e harrojnë nga janë nisur dhe nuk shikojnë sa vite e sa punë ka akoma përpara. Përsëri prej sot në krye të Grupit Socialist në Kuvend, ku jam më i motivuar se kurrë dhe do të jem i pari që do bëj më shumë në këtë mandat të tretë me PS si shumicë parlamentare, prandaj mos habitet asnjë nga kolegët e mij të grupit që do të kërkoj më shumë nga të gjithë në përmbushje të besimit që shqiptarët na kanë dhënë.

taulant 2

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *