
13:38 30/09/2022
Qeveritë europiane po shmangin gishtin drejt Rusisë, Kremlini kërkon hetim ndërkombëtar
Rrjedhjet e mëdha që shpërthyen papritur në tubacionet e gazit Nord Stream që shkojnë nga Rusia në Evropë nën Detin Baltik kanë gjeneruar shumë teori, por pak përgjigje të qarta se kush ose çfarë e shkaktoi dëmin.
Deri më tani, shumica e qeverive dhe zyrtarëve nk o akuzojne me rusine, edhe pse disa kanë bërë aludime te forta. Shtetet e Bashkimit Evropian thonë se besojnë se dëmi është shkaktuar nga sabotimi, por nuk kanë përmendur askënd.
Presidenti Vladimir Putin e quajti incidentin ” sabotim të paprecedentë ” dhe “një akt terrorizmi ndërkombëtar”, ndërsa kreu i agjencisë ruse të inteligjencës Sergei Naryshkinu shpreh se Perëndimi po bënte gjithçka që mundej për të mbuluar autorët.
Udhëheqësit evropianë dhe Moska thonë se nuk mund të përjashtojnë sabotimin. Kremlini ka bërë thirrje për një hetim të plotë ndërkombëtar mbi tubacionet e gazit nënujor Nord Stream. Ndërkaq shefi i marinës gjermane Jan Christian Kaack i tha të përditshmes gjermane Die Ëelt se Rusia ka ndërtuar gjithashtu një kapacitet të konsiderueshëm nën ujë.
Krahas Nord Stream, një tubacion i ri është ndërtuar midis Norvegjisë prodhuese të gazit dhe Polonisë, e cila ka kërkuar t’i japë fund varësisë së saj në energjinë ruse, duke e bërë rajonin shumë të ndjeshëm për sigurinë energjetike të Evropës. Megjithatë, nëse ishte një akt sabotimi, ai ka dëmtuar tubacionet që u ndërtuan nga Gazprom i kontrolluar nga Kremlini dhe partnerët e tij evropianë me një kosto që shkonte në miliarda dollarë.
Kievi ka kërkuar prej kohësh që Evropa të ndalojë të gjitha blerjet e karburantit rus edhe pse një pjesë e gazit ende shkon në Evropë.
Klan News