Safet Gjici nis aksionin për pastrimin e qytetit, paralajmëron qytetarët: Unë vetë, bashkë me stafin dhe task forcën do ju ndjekim









Në kuadër të planit të kryeministrit Rama për pastrimin e qyteteve në vend, i pari që ka filluar zbatimin në terren është kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici.

Përmes një prononcimi të dhënë për media, Gjici pasqyron inevestimin e bërë në rrugët e lagjeve 4, 5 dhe 6 të qytetit, por shprehet i pakënaqur me gjestin e qytetarëve të cilët i hedhin mbeturinat në tokë.

Kryebashkiaku verilindor tha gjithashtu se emigrantët kuksian në Evropë e komplimentojnë atë që investime të tilla nuk i gjen as në Gjermani.

“Që kur kemi marrë bashkinë i kemi dhënë prioritet pastrimit të qytetit, jo vetëm qytetit por edhe njësive administrative. Ky investim që është bërë këtu, te lagjja 4, 5, 6 që është dhe siç thonë disa që vijnë nga Gjermania që edhe në Gjermani nuk e gjejnë këtë investim. Nuk dua të them që ne krahasohemi me Gjermaninë, se është krahasim shumë i madh, por ja vetëm një shembull për të treguar që ndërgjegjësimi i qytetarëve dihet të filloj që këtu. Ja ku është koshi i plehrave, në vend që t’i hedhin në kosh i hedhin në tokë”, tha Gjici.

Gjithashtu qytetari i parë i Kukësit u shpreh se së shpejti do të fillojë punë task-forca për kapjen e atyre personave që ndotin qytetin. Ai theksoi, se personalisht së bashku me Drejtorinë e Pastrimit të Qytetit do të jetë në terren në ndjekje të personave që hedhin mbeturinat jashtë koshave të plehrave.

“Ne kemi dalë sot këtu për t’i thënë qytetarëve që mos t’i hedhin plehrat vende e pa vend, kanë koshin e plehrave. Ne me këtë task-forcë që kemi ngritur për pastrimin, task-forca do të zbatojë ligjin, që do të thotë ndjekje penale dhe gjoba. Në Kodin Penal parashikohet që për ndotje ambienti shkon dhe në burg, por ne nuk duam t’i çojmë njerëzit në burg. Ne duam që nëpërmjet jush, nëpërmjet mediave, nëpërmjet gjithë atyre që e duan ambientin e pastër, që e duan vendin e vet, që janë patriotit dhe që duan që fëmijët e tyre të rriten me një pastërti shembullore. Realisht qyteti i Kukësit është një qytet i pastër, por janë disa persona dhe nuk e kuptojnë që këtu është bërë një investim modern. Do ju lutesha të gjithë atyre që janë të papërgjegjshëm dhe që bëjnë këtë veprim si këtu, task-forca është ngritur dje dhe do të ushtrojë kontrolle jo vetëm në qytet por në të gjitha njësitë administrative.

Unë vetë bashkë me stafin, bashkë me task-forcën bashkë me Drejtorinë e Pastrim Gjelbërimit do të jemi non-stop në terren dhe do tu lutesha të gjitha mediave lokale dhe kombëtare që të kapim personat, që në fakt janë pak, të cilët do të ndëshkohen për këtë papastërti dhe për këtë mospërgjegjësi qytetare”, tha ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.