“Safety Mode”, opsioni i ri në Twitter

safety mode opsioni i ri ne twitter
safety mode opsioni i ri ne twitter

13:51 02/09/2021

Twitter po lançon një opsion që ndalon abuzimin dhe komentet negative që shkaktojnë konflikte në rrjetin social, një problem i madh për platformën.

Safety Mode do të shënjestrojë llogaritë që përdorin gjuhë urrejtjeje ose bombardojnë njerëzit me komente jo të mirëpritura që do të rezultojë në bllokimin e tyre për shtatë ditë. Fillimisht, do të testohet në një grup të vogël përdoruesish.

safety mode opsioni i ri ne twitter 1

Opsioni mund të aktivizohet nga paneli i kontrollit të opsioneve (Settings) dhe sistemi do të ndërhyjë në përmbajtjen e postimit dhe marrëdhënies midis autorit dhe komentuesit. Llogaritë që ndiqen nga përdoruesi ose kanë ndërveprim të shpeshtë, nuk do të bllokohen automatikisht.

Një nga përfaqësuesit e Twitter, tha se “ndonëse platforma ka bërë hapa galopantë për sigurinë, ka gjithnjë vend për përmirësimin e bisedave të shëndetshme publike”./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts