“Sagrada familia” në Barcelonë

15:11 25/05/2021

Pandemia vonon përfundimin e Bazilikës së Spanjës përtej vitit 2026

Dyqanet e suvenireve janë kryesisht të mbyllura dhe të paktë janë turistët që e vizitojnë “Sagrada Familia” në  Barcelonë, në kontrast të plotë me turmat e vizitorëve që e vizitonin Bazilikën Katolike Romake përpara pandemisë, por këshilli që drejton bazilikën e papërfunduar të arkitektit Antoni Gaudi shpreson se do të ndryshojë së shpejti.

Bazilika do të rihapet nga 29 Maji në fundjavë pasi u mbyll në Tetor, duke shpresuar të përfitojë nga lehtësimi i kufizimeve të koronavirusit dhe rifillimi i pritshëm i turizmit në Spanjë, vendi i dytë më i vizituar në botë përpara pandemisë.

Trashëgimia Botërore e UNESCO-s është goditur rëndë nga tkurrja e udhëtimeve ndërkombëtare. Të ardhurat ranë, burimi kryesor i financimit për përfundimin e ndërtesës, ndaluan punën për nëntë muaj.

“Ne kishim planifikuar t’i mbaronim punimet në 2026. Fatkeqësisht, kjo nuk do të jetë e mundur. Mund të përfundojë në 2030, 2035 ose 2040. Do të gënjeja nëse do të thoja një datë të caktuar, do të duhet kohë për të rikuperuar nivelet e të ardhurave para-pandemike që ndërtimi të rritet me ritëm. Por jam i bindur se ndërtesa e stilit modernist do të përfundojë me 18 kulla”.

Me përfundimin e saj, “Sagrada Familia” do të ketë tre fasada dhe do të kurorëzohet nga një kullë 172.5 metra kushtuar Jezu Krishtit, duke e bërë atë ndërtesën më të lartë në Barcelonë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *