Sajid Javid emërohet Ministër i Shëndetësisë

23:05 26/06/2021

Ish-kancelari zëvendëson Matt Hancock, i cili dha dorëheqjen pasi u kap duke puthur këshilltaren

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock dha dorëheqjen këtë të shtunë, një ditë pasi tabloidi britanik The Sun publikoi foton ku ai puthej me këshilltaren e tij. Dorëheqjen ia komunikoi Kryeministrit Boris Johnson, ndërsa e justifikoi atë me shkeljen e udhëzimeve për distancimin social duke puthur një vartëse të tijën. Në një letër drejtuar Kryeministrit ai tha se qeveria “u detyrohet njerëzve që kanë sakrifikuar kaq shumë në këtë pandemi për të qenë e sinqertë”.

Dorëheqjen ai e konfirmoi edhe nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale, ndërsa përveç ndjesës për thyerjen e rregullave të distancimit social, një falje pati edhe për familjarët e tij për aktet aspak etike të publikuara edhe në media.

Lidhur me këtë akt reagoi edhe Kryeministri Boris Johnson, i cili se ndihej i keqardhur, por shtoi se Matt Hancock “duhet të largohej nga zyra shumë krenar për atë që Anglia ka arritur, jo vetëm në trajtimin e pandemisë, por edhe para se Covid-19 ta godiste”.

Pas dorëheqjes së Hancock, Downing Street konfirmoi se ish-kancelari Sajid Javid është sekretari i ri i Shëndetësisë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *