Salenberg flet si kancelar i Austrisë: Do të bashkëpunoj ngushtë me Sebastian Kurz, akuzat ndaj tij janë të rreme

Kancelari i ri Austrisë, Alexander Salenberg, mbajti sot konferencën e parë për shtyp si lideri i ri i vendit pas dorëheqjes së Sebastian Kurz pas akuzave për korrupsion.

Ai u zotua se do të vazhdojë në hapat e Kurz dhe refuzoi akuzat ndaj tij.

Schallenberg tha se posti ishte një nder për të, por që “as nuk e kishte pritur, as nuk i kishte uruar vetes të merrte.”

“Sigurisht që do të bashkëpunoj ngushtë me Sebastian Kurz, kryetarin e Partisë së Popullit me të cilën kemi fituar dy zgjedhje kombëtare. Çdo gjë tjetër do të ishte absurde sa i përket politikave demokratike. Gjithashtu unë besoj se akuzat që qarkullojnë ndaj tij janë të rrreme dhe së shpejti do të zbulohet se në to nuk ka asgjë të vërtetë”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *