“Sali Berisha duhet të ikë nga skena politike tani”- Spartak Ngjela komenton rezultatet e zgjedhjeve të 6 marsit: Abstenimet, sukses i madh për Shqipërinë sepse janë pro-amerikanë






Avokati Spartak Ngjela ka komentuar rezultatin e partive politike në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

saliberisha-spartakngjela

Duke folur në studion e emisionit “Pikat mbi i” në News24, Ngjela tha se refuzimi dhe bojkotimi i zgjedhjeve nga 50% e qytetarëve, tregon se “shqiptarët refuzuan politikën anti-amerikane të Sali Berishës”.

“Ky duhet të ikë nga skena politike është anti-amerikan. Ç’punë ka ky me të djathtën shqiptare? E djathta shqiptare tani që është antiamerikane është ajo që u rendit me Saliun, e më shumë është abstenimi se pjesëmarrja.

Abstenimet është sukses i madh për Shqipërinë se abstenimet janë pro-amerikanë.

Basha me abstenuesit është pjesa më e madhe pro amerikane e të djathes shqiptare. Do ishte katastrofë nëse e djathta shqiptare do ishte antiamerikane.

Mund të dalë një antiamerikan të kërkojë vota në Shqipëri? Po nuk mori vota fat i madh për shqiptarët do i kishte nxjerrë non grata dhe ata.

Një pakicë e vcgël që ka vajtur te Saliu është anti-amerikane, le të rrijë aty punë e tyre është ajo. Interesi kombëtar s’mund të pranojë antiamerikanizëm se jemi në rrezik, jo tani, por 300 vjet”.

“Ka pasur shumë abstenime, dhe unë e kam thënë edhe më përpara. Jam i bindur që më ka dalë fjala, se pashë votat. PD nuk mund të ecë e të votojë si parti anti-amerikane. Nëse PD kalon anti-amerikanizëm, s’ka të djathtë shqiptare. Saliu është anti-amerikan. Nëse duan të ikin me Moskën, le të ikin ata. Ne jemi në një situatë të vështirë ndërkombëtare, që po na përkrah shumë. Rezistenca e Ukrainës është në favor të shqiptarëve. Berisha është ‘non grata’ në Amerikë. Fakti që vazhdon lojën në Shqipëri, është kundër Shqipërisë. Shqipëria është aleancë e ngushtë me Amerikën. Ai duhet të ikë nga skena politike tani”, theksoi Ngjela.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *