Sali Berisha: Kam mbi 26 statuse denoncuese për Suel Çelën! Basha nuk i përmendte emrin as Edi Ramës








Gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e Lidhjes Demokratike të Gruas, ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj akuzave për lidhje të mundshme me persona të botës së krimit.

berisha 33

Berisha tha se ka në librarinë dixhitale 26 statuse ku denoncon Suel Çelën, ndërsa sipas tij kryedemokrati Basha nuk përmendte në mitingjet e tij as Edi Ramën, që sipas ish-kryeministrit është kryebanditi i kombit shqiptar.

Dua tu them demokratëve të Elbasanit, ka në librarinë e tij dixhitale 26 statuse në të cilat denoncon me emër Suel Çelën dhe banditë të tjerë të Elbasanit. E kam bërë këtë se ata kanë kërcënuar qytetarët e Elbasanit. Nuk gjen dot një status të Lulëzim Bashës që të ketë denoncuar këtë bandit apo ndonjë një tjetër. Madje thërriste mitingun në bulevard, fliste 45 minuta apo 60 pa përmendur një herë të vetme kryebanditin e kombit shqiptar, Edi Ramën, asnjëherë. I thosha si ka mundësi, këta njerëz që vijnë këtu janë kundërshtar të Edi Ramës, jo po kështu e kam unë. Kështu e ke ti, por nuk është opozita kështu. Në këtë kontekst, ne kthehemi fuqishëm opozitë e vërtetë”, tha Berisha në fjalën e tij.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *