Sali Berisha konfirmon marrjen e mandatit të deputetit në shtator: Mezi po e pres! “Non grata”? Beteja ligjore po ecën, janë shpifjet e….








Sali Berisha-Lulzim-Basha-Kuvendi-PD-Perqafim (6)Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se do jetë pjesë e Parlamentit në shtator, madje ka theksuar se me ‘mezi po e priste”, që të niste sesioni i ri i Kuvendit.

Gjatë një prononcimi për mediat, pasi ish-kryeministri votoi për Këshillin e ri Kombëtar të PD-së, ka deklaruar se ai është themeluesi i pluralizmit në Shqipëri. “Mezi po e pres! Mos harroni se jam një nga themeluesit e pluralizmit në Shqipëri”, tha Berisha.

Ish-kreu i demokratëve ka folur dhe për shpalljen ‘non grata’ të tij nga DASH, teksa ka theksuar se beteja e tij ligjore po vijon dhe se akuzat ndaj tij janë shpifjet e multimiliarderit Xhorxh Soros.

Beteja ime ligjore po ecën dhe ju e kuptoni se procedurat nuk janë emergjente dhe unë kam besim tek avokati im që mbarë Evropa ia njeh të gjitha meritat. Unë qëndroj i vendosur tek drejtësia, për hir të transparencës dhe u bëj thirrje të gjithëve që të sjellin një provë të vetme për ato që kanë shkruar. Ato shpifje që janë sajuar nga multimiliarderi Xhorxh Soros”, u shpreh Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *