Sali Berisha me dy gishtat lart futet në Prokurori për të dëshmuar: Po thirrem nga Rama, jo nga Basha!








Me dy gishta lart, ish-kryeministri Sali Berisha është futur në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me protestën e 8 janarit, para selise se PD. 

Ai do të jetë përballë dy prokurorëve Elizabeta Ymeru dhe Eljon Mazreku për aktet e dhunës në protestën e 8 janarit!

Nderkohë para se ai të shkonte në Prokurori, për gazetarët ai u shpreh se është thirrur nga Rama, pasi ai ka urdhëruar.

Berisha deklaroi se do të japë informacione të hollësishme sapo të dalë nga prokuroria.

Berisha: Ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do tju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël i qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të pafajshëm.

Berisha eshte i pari që do të merret në pyetje për të dhënë sqarimet e tij si person që ka dijeni për ngjarjet, duke iu shërbyer hetimeve.

Ndërkohë, deputeti Flamur Noka po hetohet në gjendje të lirë pasi ishte ai që njoftoi zyrtarisht Policinë se në 8 janar do të mbahej një protestë para selisë së PD-së.

Sali Berisha-Prokuroria-futja-dy-gishtat-deshmia-ish-kryeministri-protesta-8-janar-dhuna-tubimi-djegia-pd (18) Sali Berisha-Prokuroria-futja-dy-gishtat-deshmia-ish-kryeministri-protesta-8-janar-dhuna-tubimi-djegia-pd (16) Sali Berisha-Prokuroria-futja-dy-gishtat-deshmia-ish-kryeministri-protesta-8-janar-dhuna-tubimi-djegia-pd (5) Sali Berisha-Prokuroria-futja-dy-gishtat-deshmia-ish-kryeministri-protesta-8-janar-dhuna-tubimi-djegia-pd (4) Sali Berisha-Prokuroria-futja-dy-gishtat-deshmia-ish-kryeministri-protesta-8-janar-dhuna-tubimi-djegia-pd (2) Sali Berisha-Prokuroria-futja-dy-gishtat-deshmia-ish-kryeministri-protesta-8-janar-dhuna-tubimi-djegia-pd (1) Sali Berisha-Prokuroria-futja-dy-gishtat-deshmia-ish-kryeministri-protesta-8-janar-dhuna-tubimi-djegia-pd (3)

Noka do të pyetet nga Mazreku për mënyrën e organizimit të protestës dhe nëse kishte dijeni për skenarët e dhunës që ndodhën.

Një rol në hetim ka edhe dëshmia e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të mbajtjes pa leje të lëndëve të papërcaktuara. Bardhi do të japë shpjegime në orën 11:00 për gjithçka ka ndodhur brenda dyerve të selisë blu.

Mësohet se kryetari i Partisë Demokratike do të pyetet nga prokurori i çështjes ditën e premte. Nisur nga deklaratat e bëra dhe pamjet filmike, prokurori i çështjes do të pyesë Berishën dhe Nokën nëse ishin ata që kishin organizuar sulmin e dhunshëm ndaj selisë së PD-së dhe përgatitjen me mjete rrethanore, qysqi, vare apo dhe objekte të tjera që u përdorën për të shpërthyer dyert e blinduara dhe për ta marrë selinë, siç kishte deklaruar zoti Berisha me siguri të plotë.

Por ai do të pyesë zotin Basha edhe nëse janë përdorur nga brenda selisë së PD-së lëndë lakrimogjene, siç pretendojnë organizatorët e protestës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.