“Sali Berisha mund ta mundë Edi Ramën, nuk ka diskutime!”/ Ish-kryeministri flet mbi mundësinë e takimit me Lulzim Bashën: E ftoj të…





Ish-kryeministri Sali Berisha tha se ai mund ta mundë Edi Ramën pa asnjë lloj diskutimi, ndonëse theksoi se nuk është qëllimi i tij rikthimi në krye të PD-së.

tre

I pyetur në emisionin “Çim Peka Live”: “A e mund dot më Sali Berisha Edi Ramën?”, ish-kryeministri u përgjigj: “A e mund dot Sali Berisha Edi Ramën?! Unë po çuditem si e pyet. Jashtë çdo lloj diskutimi. Po si fitoi kundër Berishës, Rama?! U përpoq gjithë kohën me fushata negative dhe dështoi, ai që drejtonte fushatat e Ramës ishte gjeniu i fushatave negative”.

Sali Berisha tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me Lulzim Bashën që prej ditës së enjte, kur u shpall vendimi për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

I pyetur nëse është i gatshëm të takohet me kreun e PD-së, Berisha e ftoi Bashën që të shkojë në takimet e tij me aktivistët dhe simpatizantët e PD-së.

Për çfarë do takohemi?! Që kur ka dalë ky vendim, unë operoj me element të paktë. Jam njeriu që në SHBA të njoh 4 ish-presidentë, t’i takoj t’i pres, ose të më presin. Unë nuk kam kërkuar në mënyrë absolute asnjë ndihmë. E ftoj të vij në takime aktivistët, simptizantët e PD-së, jam i hapur. Kur të dojë, si të dojë. Berisha po bën gjithçka për të shpëtuar PD-në, që të mos zvogëlohet, të mos përçahet”, tha Berisha.

Ish-kryeministri u shpreh kundër një ideje për debat publik me Bashën, duke vënë në dukje se bëhet fjalë për një çështje partiake.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.