Sali Berisha paralajmëron lëvizje të re: Basha do marrë përgjigjen që meriton, shiti PD-në





Lideri historik i PD, Sali Berisha ka paralajmëruar edhe këtë të premte një lëvizje të re që do i sillte partisë sipas tij legjitimitetin, statusshmërinë dhe sovranitetin.

Sali Berisha11

Duke folur për mediat para hyrjes në Kuvend, Berisha theksoi se i “vetmi që do marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet Partinë Demokratike me pazare të fëlliqura me Edi Ramën”.

BERISHA: I vetmi që do marrë përgjigjen që meriton është njeriu që shet partinë Demokratike me pazare të fëlliqura me Edi Ramën.

Cila do jetë lëvizja juaj e radhës?

BERISHA: Do jetë lëvizje statutore e tëra e bazuar në rivendosjen e legjitimitetit, statusshmërisë, sovranitetit të PD.

Jeni penduar që e rritët Bashen në PD?

BERISHA: Këto tani janë probleme të ndryshme, por them se emergjenca është kjo, PD do rivendosë sovranitetin, statutshmërine e saj të grabitur poshtërsisht me marrëveshjen Rama-Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *