Sali Berisha takim me të rinjtë në Tiranë, në krah të tij edhe Këlliçi: Basha është kyçur në zyrë dhe jep urdhra me telefon. Të mos fshihet, por të dalë në debat!








Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot foltoren e radhës në Tiranë, me anëtarë të rinj të PD-së, ku në krah të tij u shfaq edhe kreu i FRPD-së Belind Këlliçi.

Berisha

Berisha foli për një sulm primitiv që sipas tij Basha po i bën FRPD-së dhe Forumit të Gruas.

Ish-kryeministri i kërkoi kreut të PD-së që të mos fshihet duke dhënë urdhra me telefon, por të dalë në debat.

Peng-kryetari ka humbur çdo lloj morali drejtues dhe se fundi është vërsulur ndaj organizatës suaj dhe organizatës së grave demokrate në një hakmarrje të turpshme primitive. Vendi i tij, po të ishte burrë, do të duhej të ishte para jush. Duhet të ishte këtu, me Belindin dhe Grigelsit, në një debat të hapur, por i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon dhe deklaron si dikur në kohërat staliniste uzurpinim e FRPD-së, uzurpimin e Lidhjes së Grave.

Forumi juaj ka Statutin e vet, ka drejtuesin e vet, ka trashgiminë e tij, nuk është prone e askujt, por tërësia e idealeve më fisnike. Askush nga ju nuk është kundër zbatimit të Statutit, askush nuk është kundër proceseve zgjedhore por ato janë kompetencë e juaja, eksluzive, vetëm e juaja.

Do jeni ju që do zhvilloni procesin zgjedhor, që do përcaktoni si do ti zgjidhni drejtuesit. Kryetari pa parti nuk përcakton më asgjë, atë e ka kapur një frikë e tmerr nga anëtarësia e PD, nga ju, zonjat e PD, është krejtësisht i pashpresë. Ju sugjeroj ta ftoni në debat, të mos fshihet, të dalë ballë për ballë dhe të mësoj ABC-në e demokracisë. Po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe jo në Holandë”, tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *