Sali Berisha tha se Azem Hajdari do të jetë President Nderi i PD/ Reagon Ilir Demaliaj: Demagog-manipulator! Në 1995-ën e quante “bashkëpunëtor të Sigurimit, trafikant e vrasës”








Analisti i njohur Ilir Demaliaj ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës nga foltorja e Librazhdit, ku ai u shpreh se Azem Hajdari do të jetë “President Nderi” i përjetshëm i PD-së.

Ilir demaliaj

Demaliaj e quan ish-kryeministrin demagog-manipulator, duke sjellë në vëmendje fjalën e Berishës për Azem Hajdarin në vitin 1995 botuar në RD, ku sipas analistit ai e konsideronte si “bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, trafikant dhe vrasës”.

Postimi i Demaliajt

Sali Berisha, sot nga Foltorja e Librazhdit, deklaroj: Azem Hajdari, do të jetë “President Nderi” i përjtshëm i Partisë Demokratike.

Berisha, ngelet një demagog-manipulator duke përfituar nga injoranca konformizmi ndjeksëve të tij, që nuk kanë, as referencë dhe as kujtesë historike, dhe as vetdije apo qëllim, por vetëm histeri turmash te gatshmë për linçime me gjuhë urrejtje si qeleshet dhe brekushet haxhqamiliste.

Ja çfarë shkruan “PD” , 18 gusht 1995, nga fjala e Sali Berishës për Azem Hajdarin; Bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit dhe nje trafikant dhe vrasës e…

Kur gënjen Berisha, si gjithmonë pa koherencë në fjalët e tij dhe jo konsistent por vetëm manipulator i agendave tē tij personale, familjare, klanore.

rd 1 red 2

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.