Sali Berisha tha se ishte pjesë e grupit, zbardhet shkresa e PD drejtuar Kuvendit, çfarë thuhet për ish-kryeministrin





Ndryshe nga sa deklaroi Sali Berisha, Partia Demokratike thotë se ai nuk është anëtar i grupit parlamentar të PD. Në shkresën që PD i ka dërguar Kuvendit, të siguruara nga “Panorama.al” ish-kryeministri Sali Berisha nuk rezulton që të jetë pjesë e grupit.

saliberisha-lulzimbasha

Ndërkohë më herët, ish-kryeministri Sali Berisha ka depozituar formularin e vetëdeklarimit në Kuvend, ku thotë se është anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Kujtojmë ë Sali Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së pas vendimit të marrë nga kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë para nisjes se seances plenare.

Në reagimet e tij të vazhdueshme Berisha e konsideron vendimin e Bashës nul dhe ndër të tjera gjatë një interviste televizive tha se do të marrë pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së “sa herë që t’i teket”.

Gjatë seancës së sotme Berisha iu bashkua vendimit të Bashës dhe deputetëve të tjerë të PD për t’u larguar nga salla e Kuvendit, duke mos votuar përbërjen e komisioneve parlamentare.

shkresa1

shkresa 2

shkresa 3

shkresa 4

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *