Sali Berisha voton sot tek lokali përballë Ambasadës Amerikane, kryetari i qendrës tregon arsyen









Ish kryeministri Sali Berisha dhe demokratët e njësisë nr.2 do të votojnë në referendumin e thirrur sot, pranë Bar Amerikës, që është përballë Ambasadës Amerikane në Tiranë.

kryetari

Kryetari i komisionit të votimit në këtë njësi, Milazim Sadria, avokat ka dhënë edhe detaje për këtë proces, duke folur për News24.

“Jam zgjedhur nga komisioni i përkohshëm i rithemelimit i PD që në Kuvendin kombëtar të datës 11 dhjetor.

Kjo është vula me siglën e re e cila është miratuar në Kuvendin e datës 11 dhjetor dhe këtë kemi nga Komisioni që është ngritur, nga ky komision është caktuar komisioni qëndror i qendrës së votimit dhe jemi pajisur me bazën materiale.

Numri i votuesve në këtë qendër votimi është 1693″.

I pyetur pse është vendosur të votojë në këtë lokal Sali Berisha, Sadria tha:

“Sali Berisha është caktuar këtu se zoti Berisha është banor i zonës i Njësisë administrartive numër 2, lokali është rastësore”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *