Salih Mustafa akuzohet për krime lufte, rrëfehet dëshmitari i katërt në Hagë: U trajtova në mënyrë çnjerëzore

Këtë të martë ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës, ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa, i cili është akuzuar për krime lufte.

Në këtë seancë ishte i pranishëm dëshmitari i katërt , i cili ka folur rreth ndalimit në Zllash.

Ndërsa iu është përgjigjur pyetjeve pyetjeve të prokurorit, dëshmitari është shprehur se e ka kuptuar se ka qenë në Zllash nga njerëzit që kanë qenë aty.

“E mora vesh nga njerëzit që kanë qëndruar në atë vend se ku ndodhesha”, ka thënë  ai.

Gjithashtu është pyetur nëse personat të cilët e morën peng mbanin apo jo armë, ai tha,- se nuk kishte parë armë, por tregoi se kishin të veshura rroba me uniformë të UÇK-së, ndërsa ka theksuar se e kanë mbajtur në një banesë ku kishte edhe kafshë.

“Nuk e di për armë, s’kam parë. Me siguri i kanë pasur në brez. Ata kishin rrobat e UÇK-së. Shtëpia ku më futën ishte dykatëshe. Kishte një dritare të vogël. Aty gjeta edhe njerëz të tjerë”, ka deklaruar me tej ai.

Ai gjithashtu u shpreh se është trajtuar në mënyrë çnjerëzore.

“Trajtimi ka qenë çnjerëzor, njeriu kur ndodhet në një vend të tillë nuk e ka më ndjenjën njerëzore, por barazohet me kafshën. Nuk di se si ta përshkruaj sepse atëherë kur nuk e pret gjendesh në një vend me kafshë”.

Salih Mustafa akuzohet se gjatë prillit të vitit 1999 ka kryer krime lufte në një qendër ndalimi në Zllash , në afërsi të Prishtinës .

Procesi gjyqësor i cili ka nisur nga ora 09:30 pritet të zgjasë deri në 16:00. Kujtojmë se më 5 tetor përfundoi dëgjimi i dëshmitarit të tretë për këtë çështje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *