Samiti i Athinës për zjarret dhe Afganistanin

21:15 17/09/2021

Liderët koordinojnë veprimet për të përballuar krizat

Shtetet e Mesdheut u testuan njëkohësisht në muajt e fundit nga zjarret dhe përmbytjet. Liderët e këtyre shteteve nga Athina kanë trajtuar çështje që rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin në Mesdhe. Athina i kushtoi theks të veçantë nevojës për veprime të përbashkëta për të trajtuar ndryshimet klimatike.

Kryeministri Mitsotakis ka thënë se bashkëpunimi më i mirë në luftimin e zjarreve do të jenë përparësi krahas mbrojtjes së biodiversitetit.

Ne duhet të ndërtojmë një të ardhme të drejtë, ku njerëzit dhe natyra të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike dhe frytdhënëse u tha homologeve Mitsotaqis.

Ai propozoi veprime konkrete për të mbrojtur mjedisin nën hijen e krizës klimatike dhe alarmit për të ardhmen.

Greqia u godit keq nga zjarret këtë verë, duke humbur mbi 100,000 hektarë pyje dhe tokë bujqësore. Këtë vit, BE është e shqetësuar se kaosi në Afganistan mund të ndezë një fluks refugjatësh të ngjashëm me krizën e emigrantëve të vitit 2015.

Greqia dhe shtetet e tjera te jugut të BE -së, vende që përballojnë më shumë emigrantë, janë ankuar prej kohësh për mungesën e mbështetjes nga kolegët e shteteve më të pasura. BE -ja ka premtuar edhe 276 milionë euro për kampe të reja emigrantësh në ishujt grekë që përballojnë shumicën e mbërritjeve nga deti nga Turqia fqinje. Ndërkaq edhe pse policia e Athinës ka ndaluar të gjitha tubimet në disa zona të qytetit pati protesta ndaj samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive nga vendet e Mesdheut të BE.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *