Samiti i BE: Bjellorusia në fokus

23:40 22/10/2021

Grindja me Poloninë mbeti e pazgjidhur në samitin e BE. Vendet anëtare duan të veprojnë kundër skepticizmit ndaj vaksinës, kurse të premten në fokus është debati pas valës së migracionit që po vjen nga Bjellorusia.

MegjithĂ« pĂ«rpjekjet gjermano-franceze pĂ«r ndĂ«rmjetĂ«sim, grindja juridike me PoloninĂ« mbeti e pazgjidhur edhe nĂ« samitin e BE nĂ« debatet e sĂ« enjtes. Kreu i qeverisĂ« polake, Mateusz Morawiecki u mbrojt kundĂ«r “shantazhit”, sipas tij nga BE. Komisioni Europian do tĂ« mbajĂ« njĂ«herĂ« tĂ« bllokuara ndihmat miliardĂ«she tĂ« pĂ«rcaktuara pĂ«r PoloninĂ« pĂ«r rimĂ«kĂ«mbjen e ekonomisĂ« pas pandemisĂ«. NĂ« samit vende si Belgjika, Holanda e Austria ushtruan presion ndaj qeverisĂ« nĂ« Poloni tĂ« tĂ«rheqĂ« reformat e kontestuara tĂ« drejtĂ«sisĂ«.

Kurse kancelarja Merkel, që mori pjesë ndoshta në samitin e fundit të saj në BE, nëse qeveria gjermane krijohet në dhjetor, u shpreh për dialog me Poloninë dhe ashtu si presidenti Macron zhvilloi takime bilaterale me kryeministrin polak. Edhe njëherë Merkel duhej të dilte në rolin e saj si shpëtimtare e krizave europiane, në këtë rast me Poloninë. “Shteti ligjor mbetet bërthama bazë e BE”, tha Merkel në fillim në samitit, prandaj duhet të gjejmë rrugë që të kalojnë në një zgjidhje, tha ajo.

Kurse kryeministri holandez, Mark Rutte kërkoi që BE “të mbetet e ashpër” kundrejt Varshavës. “Vija e kuqe është tejkaluar”, u shpreh kryeministri belg, Alexander de Croo në lidhje me vendimin e kontestuar të Gjykatës Kushtetuese polake, që i kishte deklaruar pjesë të së drejtës së BE si jo në pajtim me të drejtën polake. Zgjidhje nuk pati në ditën e parë të samitit, por debati është një hap në drejtim të zgjidhjes, u tha nga diplomatët evropianë. Kreu i Këshillit të BE, Charles Michel falënderoi krerët e shteteve dhe qeverive të BE për qëndrimin konstruktiv.

BrĂĽssel Merkel und Macron bei Gipfel der EU-Staats- und Regierungschefs

Debat për çmimet e energjisë

Por shumĂ« mĂ« i gjatĂ« dhe mĂ« kontrovers u zhvillua debati nĂ« samit pĂ«r rritjen e çmimeve tĂ« energjisĂ« nĂ« BE. Ă‡ekia dhe Hungaria pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« caktuar dolĂ«n kundĂ«r planeve tĂ« BE. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« diplomatĂ«ve tĂ« dyja kĂ«to vende janĂ« ankuar pĂ«r ndryshime tĂ« çmimeve nĂ« tregje pĂ«r shkak tĂ« tregtisĂ« me emetimet. Kurse kryeministri hungarez, Viktor Orban bĂ«ri tĂ« ditur rezistencĂ«n e vendit tĂ« tij ndaj propozimeve tĂ« Brukselit pĂ«r mbrojtjen e klimĂ«s deri nĂ« 2030-n, tĂ« cilat ai i quajti “fantazi utopiste”. Gjermania dhe Austria nga ana e tyre theksuan, se nuk ka lidhje mes mbrojtjes sĂ« klimĂ«s dhe Ă§mimeve tĂ« larta tĂ« gazit dhe naftĂ«s.

Vetëm në mesnatën e së premtes, krerët e vendeve e qeverive të BE ranë në ujdi për draftin e një deklarate të përbashkët. Si lëshim ndaj Çekisë dhe Hungarisë, aty thuhej, se Komisioni Europian do të verifikojë së bashku me Autoritetin Evropian të Mbikqyrjes së Tregut, ESMA “funksionimin e tregjeve të gazit dhe elektricitetit dhe tregun e e tregtisë me emetimet”.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe Ursula von der Leyen

Të tejkalohet skepticizmi ndaj vaksinës

Krerët e qeverive dhe vendeve të BE duan të veprojnë kundër skepticizmit ndaj vaksinës në BE në mënyrë që të nxitet tejkalimi sa më shpejt i pandemisë. Për këtë do të veprohet më shumë kundër informacioneve të rreme që qarkullojnë në internet, thuhet në deklaratën e samitit të publikuar natën e së premtes. Samiti i BE lëvdon sukseset e arritura në vendet anëtare në luftë kundër virusit, “por gjendja në disa vende anëtare është si më parë shumë serioze.”

BE do të vazhdojë të ndihmojë që vendet e treta të kenë qasje tek vaksina. Komisioni Europian do të bashkëpunojë me prodhuesit e vaksinës për të mënjanuar pengesat në vënien sa më shpejt në dispozicion të vaksinës. “Kjo do t’u mundësojë vendeve anëtare që të përshpejtojnë furnizimin me vaksina të vendeve më në nevojë”, thuhet në deklaratën e samitit.

“Sulm hibrid” nga Bjellorusia

Të premten krerët e BE debatojnë për numrin në rritje të refugjatëve që përmes Bjellorusë vijnë në BE. Kancelarja gjermane akuzoi presidentin bjellorus, Aleksander Lukashenko për “kontrabandë shtetërore me njerëzit”. Ajo e ka kërcënuar Lukashenkon me sanksione të reja. Kurse presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh se e shohim këtë si “luftë hibride nga Bjellorusia.” Von der Leyen tha, se “asnjë jetë njeriu nuk duhet të vihet në rrezik për shkaqe politike. Prandaj jam e sigurtë që Këshilli do t’i japë një përgjigje të vendosur dhe të fortë kësaj sjelljeje të Bjellorusisë që duhet të marrë fund.”/DW

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *