Samiti i BE në Versajë për gazin e naftën ruse

12:43 10/03/2022

Liderët europianë diskutojnë shkëputjen e varësisë nga Kremlini

Në axhendën e takimit të nivelit të lartë të BE-së në Versajë, është zgjerimi i lidhjeve të Ukrainës me tregun e përbashkët të BE-së dhe me rrjetin energjetik europian për një partneritet të zgjeruar.

BE mbështetet tek Rusia për 40% të nevojave të saj për gaz natyror, për të furnizuar jo vetëm per ngrohje e gatim në shtëpi, por edhe fabrikat e industrinë. Pritet që vetëm rreth 75% e importeve të gazit nga Rusia të mund të zëvendësohen në skenarin më të mirë, me eksportuesit alternativë si Norvegjia dhe Algjeria tashmë me kapacitet të plotë. Gjithsesi mbetet një boshllëk që sigurisht do të nxisë një rritje të çmimeve të energjisë elektrike dhe ulje tëë prodhimit industrial. Pritet një dyfishim ose trefishim i faturës të energjisë elektrike, të gazit, madje një ndërprerje ndoshta dhe një recesion ekonomik.

Shumica e shteteve europiane duhet t’i drejtohen më shumë termocentraleve të qymyrit për të adresuar nevojat e tyre për prodhimin e energjisë, siç ka bërë Franca në fillim të vitit. Liderët do t’i jepnin përparësi ndalimit të luftës mbi qëllimet e reduktimit të emetimeve të karbonit. Deri më tani, BE ka vazhduar t’i paguajë Rusisë miliona Euro për naftën dhe gazin.

Gazi rus ka vijuar të rrjedhë përmes Polonisë drejt perëndimit në Gjermani, ndërsa furnizimet nëpërmjet Sllovakisë dhe Ukrainës mbeten në nivele të larta edhe ditët e fundit.

Çmimet e naftës janë rritur më shumë se 30% që kur Rusia, eksportuesi i dytë më i madh në botë i naftës së papërpunuar, pushtoi Ukrainën. Ndikimi i një ndalimi të tillë të importeve të energjisë është më pak i rëndë për SHBA-në, e cila nuk mbështetet te Rusia për nevojat e saj për naftë dhe gaz.

BE-ja planifikon të ulë importet e gazit rus me dy të tretat në deri në vitin 2023. Mbretëria e Bashkuar do të heqë gradualisht importet deri në fund të vitit 2022. Tani që çmimi i naftës ka arritur në 140 Sollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2008 dhe importet e gazit do të zvogëlohen në vitet e ardhshme, qeveritë europiane po përpiqen të gjejnë alternativa energjetike.

Brukseli po afrohet me eksportues të tjerë të gazit si SHBA, Norvegjia, Katari, Azerbajxhani, Algjeria, Egjipti, Turqia, Japonia dhe Koreja e Jugut.

Gazi është një problem më i madh se nafta në Europë dhe, megjithëse dimri po i vjen fundi, ka ende kërkesë për importe. Dhe Norvegjia, furnizuesi i dytë më i madh i Europës pas Rusisë, tashmë po operon me kapacitet maksimal.

Gjermania po kërkon në mënyrë specifike të importojë LNG nga Katari dhe të blejë gaz nga vendet e tjera europiane. Ekonomia më e madhe e Europës mund të ndërtojë gjithashtu dy nga terminalet e saj LNG brenda vendit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts