Samiti i BE-së/ Kreu i KE, Michel: Moment vendimtar, do t’i japim Ukrainës e Moldavisë statusin e kandidatit

Nga samiti i krerëve të shteteve të BE-së në Bruksel, ka folur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili ka pranuar para mikrofonave në nisje se unioni do t’i japë Ukrainës statusin e vendit kandidat.

“Është një moment vendimtar për Bashkimin Evropian. Kam besim se sot do t’i japim statusin kandidat Ukrainës dhe Moldavisë dhe do të shprehim një perspektivë të qartë dhe të fortë evropiane për Gjeorgjinë”, deklaroi Michel.

Ndërkohë, kreu i KE-së nuk ka zgjedhur të flasë për procesin integrues të Ballkanit Perëndimor dhe “lojën e pistë” të Bullgarisë, e cila po mban peng çeljen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.