Samiti i COP26/ Metani, shkaktar i 30% të ngrohjes globale. Emetimet e tij janë më shumë se dyfishuar

Metani është përgjegjës për 30 për qind të ngrohjes globale dhe nga periudha paraindustriale e deri më sot emetimet e tij janë më shumë se dyfishuar, sipas raportit vjetor të agjencisë së OKB-së për Mjedisin, UNEP.

Deri më sot, ne çlirojmë rreth 380 milionë tonë metan në atmosferë çdo vit. Shumica e emetimeve të prodhuara nga aktiviteti njerëzor vijnë nga tre sektorë: bujqësia (40%), lëndët djegëse fosile (35%) dhe mbetjet (20%).

Por edhe nëse është shumë përgjegjës për ngrohjen, metani shpërbëhet më shpejt se dyoksidi i karbonit. Ai zgjat në atmosferë vetëm 12 vjet, në krahasim me qindra vjet të dyoksidit të karbonit.

Sipas UNEP-it, ekziston një potencial i fortë për uljen e rreth 20 për qind të emetimeve të shkaktuara nga njeriu deri në vitin 2030, me masa teknike të disponueshme me kosto të ulët ose pa kosto, ndërsa masa shtesë, si kalimi nga gazi natyror në burimet e rinovueshme, ndryshimet në dietë dhe reduktimi i mbetjeve ushqimore, mund të shtojë 15 për qind në potencialin zbutës të vitit 2030.

Pra, zbatimi i të gjitha masave, strukturore dhe të sjelljes, mund të zvogëlojë emetimet e metanit me rreth 45 për qind, në krahasim me vitin 2015.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *