
18:47 22/09/2023
Besnik Nikolli i njohur si El Gordo u ekspozua në festën për trafikimin e 1 ton kokainë
Narko-trafikanti shqiptar Besnik Nikolli, i njohur si Niko dhe “El Gordo”, u zbulua nga policia kolumbiane muajin e kaluar pas festës që bëri në një lokal nate. Mediat kolumbiane bënë publike të dhëna dhe imazhe të reja të aktivitetit të shqiptarit, në shtetin e Amerikës Jugore.
Në videot e regjistruara nga një i infiltruar i Drejtorisë së Hetimit Kriminal dhe Interpol, El Gordo shfaqet duke hyrë në një lokal nate në Santa Marta, për të festuar blerjen dhe dërgimin me sukses të një ton kokainë në Francë.
Ai urdhëroi mbylljen e lokalit të natës, duke ofruar një festë luksoze për të gjithë bashkëpunëtorët e tij, por ky ishte gabimi që ekspozoi shqiptarin. Sipas mediave, një ditë para festës luksoze, krerët e trafikut të drogës në Kolumbi organizuan një samit. Aty morën pjesë njerëz nga Spanja, Holanda, Meksika, Shqipëria dhe Kolumbia. Në pamjet e bëra publike shfaqet edhe El Gordo.
Samiti i tyre që zgjati tre ditë, ku arritën të realizojnë planin për disa dërgesa droge jashtë vendit, madje kërkonin të eliminonin ndërmjetësit për të blerë drogën në Kolumbi dhe në këtë mënyrë ta çonin më lehtë në Evropë. Pas takimit ata u kthyen në banesat e tyre të fshehta, por nuk e dinin që po ndiqeshin në çdo lëvizje nga policia, sic ishte rasti i El Gordo i regjistruar nga një dron duke qëndruar në ballkonin e banesës së tij në Santa Marta.
Agjentë të tjerë, gjurmuan edhe shqiptarin tjetër me pseudonimin Lirio, i cili fshihej në një banesë të fshehtë. Gjatë monitorimit të tyre, u zbulua se trafikantët, duke përfshirë këtu edhe shqiptarët, hynin kryesisht në vende të shtrenjta, drejtonin makina luksoze dhe kishin aftësi të falsifikonin dokumentet e identifikimit. Besnik Nikolli u arrestua në 26 gusht, dhe ndodhej në kërkim në më shumë se 180 shtete.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al