Samiti i fundit i Merkelit

samiti i fundit i merkelit
samiti i fundit i merkelit

22:50 22/10/2021

Kancelarja gjermane e shqetësuar për të ardhmen e BE-së

Të gjithë udhëheqësit e Bashkimit Europian e mirëpritën me duartrokitje kancelaren gjermane Angela Merkel ndërsa ajo mbërriti në Bruksel për samitin e fundit të udhëheqësve. Përpara se të uleshin për diskutime, krerët e BE-së ndoqën një montazh me çastet më të spikatura të punës së kancelares.

Gati për t’u larguar nga skena politike, në konferencën me gazetarët, Merkel u shpreh e shqetësuar për të ardhmen e Bashkimit Europian. Ajo shpreson se pasardhësit e saj do të kenë projekte të mëdha për çështjet e shtetit të së drejtës, migracionit dhe ekonomisë.

“Tani po e lë këtë Bashkim Evropian si kancelare në një situatë që më shqetëson. Kemi kapërcyer shumë kriza, me respekt dhe përpjekje për të gjetur zgjidhje të përbashkëta, por kemi një sërë problemesh të pazgjidhura,” deklaroi Merkel, pas samitit të saj të fundit evropian në Bruksel.

Në lidhje me shtetin e së drejtës, një temë për të cilën Polonia është aktualisht nën vëzhgimin e BE-së, kancelarja përsëriti dëshirën e saj për një debat më paqësor, duke bërë thirrje për më shumë mirëkuptim për historinë e këtij vendi ish-komunist.

“Ne nuk mund t’i zgjidhim politikat e ndryshme vetëm përmes procedurave ligjore”, tha ajo, duke nënkuptuar kërkesën e Parlamentit Evropian ndaj Komisionit për ta nxitur të aktivizojë një mekanizëm të ri, që lidh dhënien e fondeve evropiane me respektimin e shtetit të së drejtës.

Sipas Merkel, për sa i përket migracionit, Bashkimi Europian është i rrezikuar, ndërsa një kërcënim i ri i afrohet BE-së nga Bjellorusia, tani nën akuzë për lejimin e kalimit të refugjatëve përmes kufijve të saj, si hakmarrje për sanksionet evropiane.

Së fundi, kreu i shtetit gjerman shprehu shqetësimin për konkurrencën evropiane, veçanërisht në teknologjitë e reja, të tilla si inteligjenca artificiale.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts