Samiti i G7, dy raste pozitive me Covid-19

22:11 05/05/2021

Vetëizolohet delegacioni i Indisë, takimet zhvillohen virtualisht

Takimi i Grupit të Shtatë Ministrave të Jashtëm në Londër është kthyer në një vatër të përhapjes së koronavirusit. Ministri i Jashtëm i Indisë dhe i gjithë ekipi i tij janë vetëizoluar pasi dy anëtarët e delegacionit reultuan pozitiv.

India, që aktualisht po kalon valën më të keqe në botë të rasteve me COVID-19, po merr pjesë në G7 si mysafire.

Rregullat britanike kërkojnë një periudhë vetëizolimi prej 10 ditësh. Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab upa duke përshëndetur dhe anëtarët e tjerë të G7.

“Na vjen keq që ministri i Jashtëm i indisë Jaishankar nuk merr pjesë në takim personalisht por virtualisht”, tha një diplomat britanik.

India nuk është anëtare e G7 por u ftua nga Britania në samitin e kësaj jave, së bashku me Australinë, Afrikën e Jugut dhe Korenë e Jugut. Takimi është pararendës i samitit kryesor të G7 që do të zhvillohet në Qershor, me Presidentin e SHBA Joe Biden dhe udhëheqës të tjerë botërorë ku pritet të diskutohen për tema të rëndësishme.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *